top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MODENA: 1 PROFESIONIST I SEKSTORSIONIT U ARRESTUA ME AKUZËN E SHKAKTIMIT TË VETËVRASJES SË NJË 50-VJEÇARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11, 2024
  • 1 min read
ree

Modena, Itali | Më 23 gusht 2023, një pesëdhjetë vjeçar u vetëvar në provincën e Modenas, duke mos mundur më të përballonte shantazhin e dy vetave që kërcënuan se do të përhapnin disa nga imazhet e tij seksuale nqs nuk u paguante të holla.

 

Në përfundim të hetimeve, karabinierët arrestuan një 40-vjeçar italian, me masën e ndalimit të lëshuar nga gjyqtari hetues me kërkesë të Prokurorisë së Modenës, për zhvatje të rëndë të vazhdueshme dhe nxitje për vetëvrasje.

 

Vijojnë kërkimet policor për kapjen e bashkëpunëtorit të tij me moshë 26-vjeçar nga bregu i Fildishtë, i cili ishte edhe marrësi i masës.

 

Dyshohet se të dy kanë qenë profesionistë të sekstorsionit (sextorsionit), edhe në dëm të personave të tjerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page