MJETI PËR TRANSPORT PASAGJERËSH NË “SNH” U TESTUA ME SUKSES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 3, 2023
- 1 min read

Kolorado, Amerikë | Sierra Space ka arritur një sukses të rëndësishm duke kryer një test të rëndësishëm në aeroplanin e saj hapësinor Dream Chaser.
Është projektuar për të transportuar pasagjerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), dhe në stacionin Orbital Reef, stacioni orbital privat që po zhvillohet së bashku me Blue Origin të Xhef Bezosit (Jeff Bezos).
Kompania me bazë në Kolorado e fuqizoi aeroplanin hapësinor për herë të parë, duke e sjellë atë më afër testit të planifikuar të fluturimit orbital të planifikuar për këtë vit.
Me ngjashmëri me Speis Shatëll (Space Shuttle), Dream Chaser është një aeroplan hapësinor i ripërdorshëm, autonom i pajisur me një habitat të madh të fryrë.
Siera Speis (Sierra Space) synon të ripërcaktojë udhëtimin komercial në hapësirë, dhe të zgjerojë mundësitë në eksplorimin dhe kërkimin e hapësirës.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments