MJEKËT NË TURRËN E DRUVE | NUK DO TË JETË E LARGËT DITA KUR SHQIPËRIA DO TË MBETET PA MJEKË!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Po shohim se mediat e mëdha (goret dhe bushtrat e agjitpropit të klasës politike sunduese dhe të simotrës së saj oligarkisë, që të dyja entietet tejet kriminale dhe tejet gjakpirëse) po i sulmojnë rëndshëm disa mjekë të spitalit onkologjik, me aq pasion e marre, sa po të kishin mundësi, do t’i digjnin të gjallë në turrën e druve.
Mjekët, janë një kastë shoqërore, e cila, mirë apo keq, i ka shërbyer kësaj shoqërie.
Korrupsioni në institucionet e Republikës së Shqipërisë nuk u shpik nga mjekët, por, nga klasa politike sunduese, e cila, vjedh në Shqipëri dhe fsheh në parajsat fiskale, jo pak, por miliarda $, por edhe kur nuk i fsheh në parajsat fiskale, ajo ua delegon nëpërmjet formave tejet të sofistikuara e tejet mafioze disa subjekteve superkriminalë që etiketohen si oligarkë (një pjesë e të cilëve dihet botërisht se janë analfabetë funksionalë, si psh, njëri njihet si ish-faturino autobuzi).
Si ka mundësi që një ish-faturino autobuzi u bë një nga super të kamurit e kësaj republike bananesh?
Natyrisht, duke përpunuar paratë që i janë vjedhur buxhetit të shtetit nga përfaqësues të klasës politike sunduese, drejtorë, ministra, deputetë, kryeministra, lloj-lloj zagarësh e kriminelësh e kriptokriminelësh ordinerë, që arritën e zaptuan nga një karrige pushteti në këtë shtet me brekë nëpër këmbë.
A keni parë ndonjëherë që biçim-gazetarë apo konka-gazetare me mikrofona në dorë tu afrohen atyre dhe t’u kërkojnë llogari, ashtu siç po u kërkojnë sot mjekëve që janë të dyshuar për ato ç’ka akuzohen?
Nuk ndodh kurrë!
E para, sepse mediat në Shqipëri i zotëron oligarkia, dhe oligarkia i shfaq fletë-rrufe kujt të dojë, si të dojë, dhe sa herë të dojë, ndaç ditën, ndaç natën, ndaç para buke e ndaç pas buke.
E dyta, sepse, nqs biçim-gazetarët apo konkat-gazetare do të guxonin t’i trajtonin oligarkët ashtu, aq ultësisht, në atë mënyrë që trajtojnë mjekët, do t’u thyheshin këmbë e duar nga Bamët me shokë, të cilët, ata i mbajnë si ai gjuetari që mban zagarin dhe e ndërsen kundër kujt të dojë.
E pra, linçimi, poshtërimi, përbaltja dhe shpallja e mjekëve të fajshëm penalisht botërisht pa një vendim gjykate të formës së prerë nuk bën gjë tjetër veçse krijon kushtet për largimin e mjekëve.
Nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do të detyrohen t’u drejtohen shteteve të huaja për të kryer vizita të rëndomta mjekësore.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se mjekët duhen nxitur ose përkrahur në akte korruptive e shpërdorim detyrash a funksionesh, përkundrazi.
Por, gjyqi publik ndaj tyre mund të bëhet vetëm pasi të kenë folur së paku dy nivele gjykatash.
Atëhere po.
Atëhere mund të flitet mbështetur mbi konkluzionet gjyqësore të gjykatave.
Jo kështu, futja si kau pelës, sepse klasa politike sunduese kërkon tërheqje vëmendjeje nga disa prej pazareve më të ulëta e më të ndyra që po ujdis këtë stinë të nxehtë në kurriz të interesave të shqiptarëve, pazare të cilat e kanë burimin dhe zanafillën në vitin 2008, kur u zhbë parimi shtetmbajtës i tre të pestave në vendim-marrjet politike në Kuvendin e Republikës, dhe u vendos parimi don-kishotesk i gjysmës plus një.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments