MITROVICË | U ARRESTUAN HABIB KALLUDRA; FLORENT ZENELI; ERION GECI; AFRIM GECI; U PROCEDUA PENALISHT ARIZONA RUSHITI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Mitrovicë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Habib Kalludra.
2- Z. Florent Zeneli.
3- Z. Erion Geci.
4- Z. Afrim Geci.
Proceduan penalisht:
1- Znj/znjsh. Arizona Rushiti.
Ata dhe ajo konsiderohen të përfshirë në manipulimin e testeve të lejeve të drejtimit (patentave) të aplikantëve të autoshkollës “Vicianumi”.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
2- “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments