MIRDITË: U ARESTUA MARIAN GJOKA | MINA + KALLASHNIKOV + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24, 2024
- 2 min read
Mirditë, Shqipëri | Z. Marian Gjoka, me moshë 28 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal dy mina me telekomandë dhe një armë e gjatë automatike (krahu) me municion.
Dyshohet se z. Gjoka i ka siguruar minat në Malin e Zi, ku edhe ishte i punësuar.
Njoftimi | Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Safe City”.
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.
Vihet në pranga një 28-vjeçar që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe City”.
Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments