MINISTRIA RUSE E MBROJTJES: FUNDOSËM NJË ANIJE ZBULUESE UKRAINASE “SIMFEROPOL” NË GRYKËDERDHJEN E DANUBIT DUKE PËRDORUR NJË MOTOSKAF PA PILOT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ministria ruse e Mbrojtjes ka marrë përgjegjësinë për fundosjen e një anijeje zbuluese ukrainase në grykëderdhjen e lumit Danub, i cili, derdhet në Detin e Zi, në kufirin midis Ukrainës dhe Rumanisë.
“Duke përdorur një motoskaf pa pilot me shpejtësi të lartë, thuhet në buletinin e përditshëm të ministrisë, të postuar në kanalin e saj Telegram, anija e mesme zbuluese Simferopol e Marinës Ukrainase u godit në grykëderdhjen e lumit Danub.
Pas sulmit, anija ukrainase u fundos”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments