MINISTRIA E JASHTME RUSE: PALËT E TRAKTATIT “NEW START” NUK JANË MË TË DETYRUARA NGA PARIMET JURIDIKE TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Moska thotë se supozon se në rrethanat aktuale palët e Traktatit ‘New START’ midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë më të lidhura nga detyrime ose deklarata simetrike brenda kornizës së traktatit, duke përfshirë dispozitat e tij themelore, dhe janë, në parim, të lira të zgjedhin hapat e tyre të mëtejshëm”.
Kështu raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” - duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.
Traktati “New START”, i cili, skadon nesër, kufizon armët bërthamore strategjike që Rusia dhe ShBA-ës mund të vendosin, duke i kufizuar ato në 1550 koka bërthamore dhe 700 raketa e bombardues.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments