top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA: DO TË SHTOJMË MË SHUMË ARMË BËRTHAMORE NËSE KURSI I KINËS DHE RUSISË NUK NDRYSHON | TRAKTATI (NEW START) SKADON NË MUAJIN SHKURT TË VITIT 2026.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8, 2024
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen të zgjerojnë arsenalin e tyre atomik nëse strategjia bërthamore e Kinës dhe Rusisë nuk ndryshon”, tha një drejtor i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Prenei Vadi (Pranay Vaddi) - siç raportohet nga gazeta merikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) NYT.

 

Në mungesë të një ndryshimi në trajektoren e arsenalit kundërshtar, mund të arrijmë në një pikë në vitet e ardhshme ku do të jetë e nevojshme një rritje nga numri aktual i njësive të dislokuara dhe ne duhet të jemi plotësisht të përgatitur për ta zbatuar atë nëse Presidenti merr këtë vendim”, tha z. Vadi.

 

Për momentin, Shtetet e Bashkuara po modernizojnë, jo duke zgjeruar arsenalin e tyre bërthamor, theksoi zyrtari i lartë, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm të ndjekë marrëveshjet e kontrollit të armëve për të reduktuar kërcënimet bërthamore duke kufizuar dhe formësuar forcat bërthamore të kundërshtarëve”, tha z. Vadi.

 

Duke folur në takimin vjetor të Shoqatës së Kontrollit të Armëve, një grup që mbron kufizimet e armëve bërthamore, z. Vadi tha se zhvillimi i bombës së gravitetit B61-13 - një armë bërthamore e destinuar për t'u përdorur kundër objektivave të mëdhenj dhe të ngurtësuar ushtarakë - është një shembull i llojit të projekteve që Shtetet e Bashkuara do të ndiqnin në mungesë të një ndryshimi në strategjinë bërthamore të Rusisë dhe Kinës.

 

Fjalët e drejtorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, komenton gazeta NYT, përfaqësojnë paralajmërimin publik më të qartë deri më tani se Shtetet e Bashkuara janë gati të kalojnë nga thjesht modernizimi i arsenalit të tyre drejt zgjerimit.

 

Si dhe është një paralajmërim për presidentin rus Vladimir Putin për reagimin e mundshëm të SHBA-së nëse Nisja e Re (New Start) skadon në muajin shkurt të vitit 2026 pa u zëvendësuar.

 

Nuk ka pasur bisedime me Rusinë që kur ajo pushtoi Ukrainën për të negociuar një marrëveshje zëvendësuese për Nisjen e Re (New Start), traktat i cili kufizon çdo vend në 1550 armë bërthamore strategjike dhe llojin që mund të lëshohet nga kontinenti në kontinent.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page