MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): NUK DO TË KETË SHTET PALESTINEZ; HAMASI DO TË ÇARMATOSET NGA FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT DHE NGA NJË FORCË NDËRKOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), deklaroi në rrjetin social virtual Iks (X) se Izraeli nuk do ta pranojë krijimin e një shteti palestinez dhe se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të ruajnë praninë e tyre në zonat strategjike në Gazë dhe gjetkë.
“Politika e Izraelit është e qartë; nuk do të ketë shtet palestinez.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të qëndrojnë në Malin Hermon dhe në zonën e sigurisë.
Gaza do të demilitarizohet deri në tunelin e fundit dhe Hamasi do të çarmatoset në zonën e verdhë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe në pjesën tjetër të Rripit nga forca ndërkombëtare ose Forca Mbrojtëse e Izraelit”, tha Ministri Kac (Katz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments