top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): VIJA E KUFIRIT EGJIPTIANO-IZRAELITE PËRDORET PËR TRAFIQE ARMËSH ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), tha se kishte udhëzuar Forcën Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që ta shpallnin zonën kufitare midis Izraelit dhe Egjiptit një zonë të mbyllur ushtarake dhe të ndryshonin rregullat e angazhimit, në dritën e kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve me dronë në zonë për kontrabandë armësh dhe droge”.


Kështu raporton enti mediatik “The Times of Israel”.


Dje, Shefi i Shtabit të IDF-së, Eial (Eyal) Zamir, i dha udhëzime ushtrisë që të përqendrojë përpjekjet dhe burimet në përballimin e kërcënimit.


Ministri Kac (Katz) zhvilloi gjithashtu një takim dje me Forcën Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Policinë dhe zyrtarët e Shin Bet mbi këtë çështje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page