top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): MIRATOHEN 3400 VENDBANIME NË BREGUN PERËNDIMOR; LAMTUMIRË SHTETIT TË PALESTINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç (Smotrich), një politikan i krahut të djathtë ekstrem, njoftoi se kishte miratuar një plan të ri për vendbanime në rajonin E1, të Bregut Perëndimor, i cili, përbëhet nga 3401 njësi banimi për kolonët - një plan që ai tha se do të varroste idenë e një shteti palestinez.

 

Ministri Smotriç (Smotrich) zbuloi se do të mbajë një konferencë për shtyp sot, i shoqëruar nga Presidenti i Këshillit Yesha, Israel Ganz, dhe Kryetari i Bashkisë Gai Jifraç (Guy Yifrach), i komunës ku do të ndërtohet vendbanimi, Ma'aleh Adumim.

 

Lajmin e raportuan mediat izraelite, përfshirë entet mediatike “Jerusalem Post”, “Times of Israel” dhe “Ynet”.

 

Zona E1 ose korridori (shkurtim për East 1) është një zonë e Bregut Perëndimor brenda komunës izraelite Ma'ale Adumim, ngjitur me Jerusalemin Lindor, që mbulon një sipërfaqe prej 12 kilometrash katrorë dhe është shtëpia e komuniteteve të shumta beduine, si dhe e një selie të madhe të policisë izraelite.

 

Organizata “Paqe Tani” - raporton enti mediatik “Jerusalem Post”, e kishte quajtur më parë planin e Ministrit Smotriç (Smotrich) një goditje vdekjeprurëse ndaj zgjidhjes me dy shtete, sepse në fakt do ta ndante Bregun Perëndimor në dysh, duke penguar zhvillimin e zonës metropolitane midis Ramallahut, Jerusalemit Lindor dhe Betlehemit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page