top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I FINANCAVE I EKSTREMIT TË DJATHTË BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH) PËR GAZETËN “OFEK” TË PARTISË SË SIONIZMIT FETAR: IZRAELI DO TA FSHIJË SHTETIN PALESTINEZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Planet e Izraelit për Bregun Perëndimor synojnë fshirjen e shtetit palestinez dhe parandalimin e një sulmi tjetër në stilin e Hamasit, të ngjashëm me atë të 7 tetorit 2023, që të ndodhë në të ardhmen”, tha Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç (Smotrich), për gazetën “Ofek” të partisë së Sionizmit Fetar, raporton enti mediatik “Times of Israel”.


Ministri Smotriç (Smotrich) tha se po punon për të rivendosur ish-vendbanimet izraelite të Ganimit dhe Kadimit në Bregun Perëndimor verior, të dyja të evakuuara dhe të çmontuara si pjesë e shkëputjes së vitit 2005, duke theksuar se shpreson ta shohë këtë plan të realizuar në javët e ardhshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page