HOLANDA SHPALLI MINISTRAT IZRAELITË TË EKSTREMIT TË DJATHTË ITAMAR BEN-GVIR DHE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH) “PERSONA NON GRATAE” | I AKUZON SE NXISIN SPASTRIMIN ETNIK; DHUNËN E KOLONËVE; ETJ, ...
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read
Updated: Aug 14

Hagë, Vendet e Ulëta | Holanda i ka shpallur ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotriç (Smotrich) “persona non gratae”, duke u zotuar t’i regjistrojë ata si të huaj të padëshiruar në sistemin Shengen.
Ministri i Jashtëm holandez, Kaspar (Caspar) Veldkamp, i cituar nga enti mediatik “Jerusalem Post”, tha:
1- “Kjo ndodh sepse ata kanë nxitur vazhdimisht dhunën e kolonëve; kanë mbështetur zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme; kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Gaza”.
Ministri Veldkamp shtoi se ambasadori izraelit në Holandë do të thirret dhe do t'i kërkohet t'i kërkojë qeverisë Netanjahu të ndryshojë kursin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments