MINISTRI IZRAELIT I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): LUFTA INTENSIVE NË GAZA DO TË RIFILLOJË SË SHPEJTI GJER NË SHKATËRRIMIN E HAMASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 10
- 2 min read
Updated: Aug 14

Jeruzalem, Izrael | Shefi i ri i IDF-së kërkon pushtimin e Rripit të Gazës, shkatërrimin e Hamasit.
Ministri izraelit i financave Bezalel Smotriç (Smotrich) njoftoi në një intervistë sot se Izraeli së shpejti do t'i kthehet luftimeve në Gaza dhe se shefi i ri i shtabit ka një plan më të shpejtë dhe më intensiv se më parë.
Ai dëshiron një fushatë shumë më intensive, më të shpejtë dhe më të fuqishme, qëllimi i së cilës është pushtimi i Rripit të Gazës, shkatërrimi i plotë i pengjeve dhe kthimi i Hamasit.
“Nuk do të përsërisim marrëzinë e shefit të mëparshëm të kabinetit”, tha ai.
Ministri Smotriç (Smotrich) i quajti bisedimet e drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit një gabim total.
Izraeli po dërgon sot një delegacion negociator në Doha për një raund të ri bisedimesh për zgjatjen e armëpushimit në Gaza, pas ndalimit të flukseve të ndihmave humanitare në Gaza në një përpjekje për t'i bërë presion Hamasit për të rënë dakord për të zgjatur fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) pritet të mbërrijë në Arabinë Saudite të martën, dhe më pas në kryeqytetin e Katarit të mërkurën, raportoi “Channel 12”.
Nuk është ende e qartë se kur, apo nëse, ai do të jetë në Izrael.
Në tavolinë është i ashtuquajturi plani Uitkof (Witkoff), i mbështetur nga ShBA-ës, sipas të cilit, Hamasi do të lironte 10 pengje ende të gjallë, mes të cilëve edhe amerikano-izraelitin Idan Aleksandër (Alexander), në këmbim të 60 ditëve të tjera të armëpushimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments