MINISTRI PAKISTANEZ I MBROJTJES KHAUAJA (KHAWAJA) MUHAMMAD ASIF: NËSE DO TË KETË NJË PËRSHKALLËZIM TË LUFTËS NE JEMI GATI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | “Pakistani është gati për nivelin tjetër të konfliktit me Indinë, por mbetet i hapur për uljen e tensioneve përmes dialogut”, tha të hënën ministri i Mbrojtjes Khauaja (Khawaja) Muhammad Asif, mes tensioneve në rritje me Indinë.
“Nëse lufta përshkallëzohet, ne jemi gati, dhe nëse ka bisedime serioze për uljen e tensioneve, ne jemi gati edhe për këtë”, tha ministri Asif për mediat lokale.
Ministri nuk donte të spekulonte mbi kufijtë e përshkallëzimit, por theksoi se një konflikt midis shteteve të armatosura me armë bërthamore duhet të alarmojë bashkësinë ndërkombëtare.
“Një luftë në shkallë të plotë midis dy fuqive bërthamore nuk do të mbetet e kufizuar në këtë rajon; ajo duhet të jetë një shqetësim për të gjithë botën”, paralajmëroi ai.
Autoriteti i aviacionit të Pakistanit ka njoftuar mbylljen e hapësirës ajrore të vendit për 24 orë, pas një serie sulmesh nga India në bazat ajrore pakistaneze.
“Hapësira ajrore e Pakistanit do të mbetet e mbyllur për të gjitha fluturimet deri të dielën në mesditë sipas kohës lokale (ora 9:00 CET nesër)”, thuhet në deklaratë.
“Pakistani ka nisur kundërsulmin përballë agresionit indian, duke goditur aeroportin Pathankot të Indisë dhe bazën ajrore Udhampur në një hakmarrje dhëmbë për dhëmbë”, njoftoi televizioni shtetëror - sipas transmetuesit televiziv “CNN”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
תגובות