MINISTRI I MBROJTJES I SHTETIT TË IZRAELIT ISRAEL KAC (KATZ): HAMASI NUK PO I PËRMBUSH DETYRIMET E TIJ DUKE NJOFTUAR DORËZIMIN E VETËM 4 TRUPAVE; ÇDO VONESË DO TË KONSIDEROHET SHKELJE E MARRËVESHJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes i Shtetit të Izraelit thotë se Hamasi nuk po i përmbush detyrimet e tij duke njoftuar dorëzimin e vetëm katër trupave të pengjeve izraelite sot.
Detyra urgjente për të cilën jemi të gjithë të përkushtuar tani është të sigurojmë kthimin e të gjithë pengjeve të ndjera.
“Njoftimi i sotëm i Hamasit për kthimin e planifikuar të katër trupave përfaqëson një shkelje të detyrimeve të tij”, shkroi Ministri Kac (Katz) në rrjetin social virtual Iks (X).
“Çdo vonesë ose anashkalim i qëllimshëm do të konsiderohet një shkelje e qartë e marrëveshjes dhe do të ndiqet penalisht në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments