MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): SHANSI I FUNDIT PËR T'U LARGUAR NGA QYTETI I GAZËS; KUSH MBETET DUHET TË PËRBALLET ME USHTRINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Ky është shansi i fundit për banorët e Qytetit të Gazës që dëshirojnë të zhvendosen në jug dhe t'i lënë terroristët e Hamasit të izoluar në qytet, përballë operacionit të Forcës Mbrojtëse të Izraelit që vazhdon me intensitet të plotë”.
Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).
“Ushtria aktualisht po përfundon kapjen e korridorit Netzarim deri në bregdetin e Detit të Gazës dhe po e ndan Rripin në veri dhe jug.
Kjo do ta shtrëngojë rrethimin rreth Qytetit të Gazës dhe kushdo që del nga jugu do të detyrohet të kalojë nëpër pikat e kontrollit të ushtrisë izraelite”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments