top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IRZAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): NËSE QYTETI I GAZËS BIE EDHE HAMASI DO TË BJERË; GAZA ËSHTË SIMBOLI KRYESOR I QEVERISJES SË ORGANIZATËS TERRORISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 16
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izarel | Ne duam të marrim kontrollin e Qytetit të Gazës sepse sot është simboli kryesor i qeverisë së Hamasit.


Sot, nëse qyteti i Gazës bie...


Ata do të bien”, tha Ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) gjatë një vizite në selinë e Divizionit të 162-të, që aktualisht vepron në Qytetin e Gazës.


Ne duam vetëm dy gjëra nga Hamasi, të cilat ata nuk do të na i japin vullnetarisht:

1- Lirimin e të gjithë pengjeve.

2- Çarmatimin e plotë.


Sa më intensive të jetë ofensiva, aq më drejtpërdrejt do të mposhtet Hamasi dhe në të njëjtën kohë, do të krijohet një levë më e fortë për lirimin e pengjeve”, tha ai.


Ministri Kac (Katz) deklaroi se vëllezërit vrasës Sinuar (Sinwar), Jahja (Yahya) dhe Muhammad, të cilët, udhëhoqën grupin terrorist në Rrip para se të vriteshin nga IDF, kanë shkatërruar Gazën.


Nëse Izz al-Din Haddad vazhdon kështu, ai do ta shkatërrojë Gazën. Ata do ta paguajnë çmimin dhe Gaza do të shkatërrohet”, tha Ministri Kac (Katz).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page