top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I FINLANDËS ANTTI HAKANEN (HÄKKÄNEN): RUSIA PO PËRFORCON ASETET BËRTHAMORE DHE USHTARAKE NË ARKTIK (PO NDËRTON OBJEKTE TË REJA PËRGJATË KUFIRIT TË FINLANDËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16
  • 1 min read

Stokholm, Finlandë | Rusia po përforcon asetet bërthamore dhe ushtarake në Arktik dhe po ndërton objekte të reja përgjatë kufirit të Finlandës”.


Kështu tha Ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Hakanen (Häkkänen).


Ai paralajmëroi se rajoni është kritik për sigurinë evropiane dhe tha se forcimi i aftësive mbrojtëse të Arktikut është thelbësor për parandalimin.


Rusia ka shumicën e aftësive të saj më të mëdha strategjike në armë bërthamore, nëndetëse dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi në zonën e Gadishullit Kola”, tha Ministri Hakanen (Häkkänen) - në një intervistë me entin mediatik evropian “Euronews” - në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës.


Ata po ndërtojnë objekte të reja ushtarake përgjatë kufirit tonë, njësoj si gjatë Luftës së Ftohtë. Do të ishte e mençur të vëzhgonim Arktikun dhe të ndërtonim aftësi arktike për parandalim”, tha ai.


Gadishulli Kola - një rajon prej 100 mijë kilometrash katrorë në veriperëndim të Rusisë - strehon pjesën më të madhe të arsenalit bërthamor strategjik të vendit me bazë në det, të tilla si nëndetëse, si dhe asete të aviacionit me rreze të gjatë veprimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page