FINLANDË | KRYEMINISTRI PETTERI ORPO U KËRKOI FALJE TOKIOS + SEULIT + PEKINIT PËR TALLJET E DEPUTETËVE QË IMITUAN SYTË AZIATIKË; MIS FINLANDA HUMBI TITULLIN E BUKURISË PËR SHKAK SE EDHE AJO U TALL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Helsinki, Finlandë | Kryeministrja e Finlandës u ka kërkuar falje qytetarëve të Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut pas zemërimit për selfiet e postuara nga tre anëtarë të parlamentit, në të cilat, ata ngrysnin sytë, një gjest që konsiderohet ofendues për ata me tipare aziatike të fytyrës.
Skandali filloi javën e kaluar kur znjsh. Sarah Dzafce, Miss Finlanda 2025, iu hoq titulli pasi ndau një foto në rrjetet sociale virtuale ku ajo ngryste sytë, me mbishkrimin: “duke ngrënë me një burrë kinez”.
Në një shenjë mbështetjeje për vajzën, disa anëtarë të Partisë Finlandeze, një parti populiste e krahut të djathtë dhe anti-imigracion në koalicionin qeverisës, më pas postuan foto të tyre në të njëjtën pozë, duke shkaktuar polemika në vendin nordik.
“Shpreh ndjesën time të sinqertë për postimet fyese të publikuara së fundmi në mediat sociale nga disa anëtarë të parlamentit”, tha Kryeministri Petteri Orpo, i cituar në deklaratat e postuara në llogaritë e ambasadave finlandeze në Japoni, Kinë dhe Korenë e Jugut.
“Këto postime nuk pasqyrojnë vlerat e barazisë dhe përfshirjes së Finlandës”, thuhej në deklaratë, duke theksuar se racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë finlandeze.
“Pas postimeve, një kompani finlandeze prodhimi u detyrua të pezullonte projektet në Japoni, dhe Finnair gjithashtu raportoi pasoja negative”, sipas transmetuesit publik “Yle”.
“Sjellja e treshes nuk përfaqëson qëndrimin e Finlandës për këto çështje”, i tha Zyra e Kryeministrit agjencisë së lajmeve “Afp”.
Deputetët - Kaisa Garedew, Juho Eerola dhe Sebastian Tynkkynen - reaguan ndryshe ndaj polemikave.
Ndërsa Garedew deklaroi se nuk ishte e detyruar të kërkonte falje, Eerola dhe Tynkkynen ofruan mea culpas.
Tynkkynen sqaroi për mediat lokale se veprimet e tij nuk kishin për qëllim të lëndonin askënd.
Grupi i tyre parlamentar do të takohet nesër për të diskutuar sanksionet e mundshme kundër tyre.
Që kur erdhi në pushtet në vitin 2023, qeveria finlandeze është tronditur vazhdimisht nga deklaratat provokuese nga anëtarët e kësaj partie.
Në muajin gusht, një tjetër anëtar i parlamentit pretendoi se emigrantët po e kthenin Finlandën në një stallë derrash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments