MINISTRI I JASHTËM KINEZ UANG JI (WANG YI) PATI TELEFONATË ME HOMOLOGUN E TIJ IZRAELIT GIDEON SA'AR | KINA DEKLAROI SE ËSHTË KUNDËR PËRDORIMIT TË FORCËS NDAJ IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 21 hours ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Kina gjithmonë ka pohuar se çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe konsultimeve dhe kundërshton përdorimin e forcës dhe sanksioneve”.
Ministri i Jashtëm Uang Ji (Wang Yi), në një telefonatë me homologun e tij izraelit Gideon Sa'ar, tha se Pekini kundërshton shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli dhe përdorimin e forcës për të sulmuar Iranin.
“Prandaj, është e domosdoshme të merren masa të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin, për të parandaluar zhytjen e rajonit në trazira më të thella dhe për t'u rikthyer te përdorimi i mjeteve diplomatike për të zgjidhur çështjet”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント