MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SAAR: PALESTINA DO TË ISHTE NJË SHTET I HAMASIT DHE I IRANIT; DO TË ISHTE SHTETI MË I RADIKALIZUAR NË PLANET; DO TË ISHTE AVANTAZH PËR IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7, 2025
- 2 min read
Updated: Aug 8, 2025

Jeruzalem, Izrael | “Deri më sot, rreth 145 vende e kanë njohur shtetin palestinez.
Por kjo është një njohje krejtësisht irracionale, së pari, sepse, nuk ka një shtet të vërtetë palestinez.
Së dyti, sepse, nëse një shtet palestinez do të ekzistonte sot, ai me siguri do të ishte një shtet i Hamasit.
Do të ishte shteti më i radikalizuar në planet, i vendosur vetëm pak kilometra nga të gjitha qendrat tona të popullsisë.
Do ta bënte rajonin edhe më të paqëndrueshëm dhe do të ishte një avantazh i madh për Iranin, sepse do t'i lejonte atij, nëpërmjet Hamasit në Rripin e Gazës, të kishte kufij të rinj me Izraelin, siç ka tashmë nëpërmjet Hezbollahut.
Dhe kjo pa pasur Izraeli kufij me Iranin.
Nuk do të kishte vërtet asnjë racionalitet në një zgjedhje të tillë”.
Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar, i intervistuar nga enti mediatik italian “Libero”.
Minsitri Saar komentoi gjithashtu fjalët e Presidentit italian Serxhio Matarela (Sergio Mattarella).
“Më erdhi keq për atë që tha Presidenti Mattarela. Ne kemi respekt të madh për të dhe për Italinë, por unë dhe Presidenti ynë Herzog iu përgjigjëm duke theksuar se po veprojmë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe se këto akuza nuk përfaqësojnë mënyrën se si veprojmë.
Sidoqoftë, unë besoj se Italia dhe Izraeli janë miq.
Ne e dimë se ekziston një valë e madhe anti-Izrael e nxitur nga raportet e medias, të cilat, për ta thënë butë, nuk janë gjithmonë të sakta ose të balancuara.
Por unë besoj se marrëdhëniet tona janë të forta dhe do ta kalojmë këtë periudhë”, tha ai.
Sipas ministrit, të thuash se po kryejmë gjenocid është plotësisht e rreme; është propagandë e pastër antisemite.
Dhe në lidhje me qëndrimin e Vatikanit, jemi të zhgënjyer nga çdo shtet ose entitet që njeh në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, sepse kjo shërben vetëm për të na distancuar nga paqja dhe siguria.
Ministri Saar më pas iu drejtua edhe znj. Françeska Albaneze (Francesca Albanese), raportueses speciale të OKB-së për territoret palestineze.
“Albanezja është një antisemite, ajo është e fiksuar me Izraelin, siç u bë shumë e qartë kohët e fundit në tensionet që lindën me administratën amerikane”, tha Ministri Saar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments