MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SAAR DHA INTERVISTË PËR ENTIN MEDIATIK GJERMAN “BILD”: ME SULMET E NDËRMARRA KUNDËR IRANIT VONUAM NDËRTIMIN E BOMBËS ATOMIKE IRANIANE ME TË PAKTËN 2 OSE 3 VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Izraeli vlerëson se sulmet e tij kundër Iranit e kanë vonuar aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore të paktën me dy deri në tre vjet”, tha Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar, në një intervistë të botuar në gazetën gjermane “Bild”.
“Ofensiva izraelite, e cila, goditi qindra vende bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë komandantë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë, prodhoi rezultate shumë domethënëse”, tha ministri i Jashtëm Saar.
“Sipas vlerësimeve që marrim, ne e kemi shtyrë tashmë mundësinë që ata të kenë një bombë bërthamore me të paktën dy deri në tre vjet”, tha Ministri Saar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments