MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): TRESHJA EVROPIANE (E3) NUK KA AUTORITET PËR TË AKTIVIZUAR MEKANIZMIN E RIKTHIMIT TË PRESIONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read
Updated: Aug 10

Teheran, Iran | “Trojka evropiane (e formuar nga) Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbështeti agresionin e Izraelit kundër Iranit, hodhi poshtë parimet themelore të marrëveshjes bërthamore dhe dështoi të përmbushë angazhimet e saj ndaj paktit”, shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), në një letër dërguar mbrëmë OKB-së dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
“Të tre vendet nuk kanë autoritetin ligjor, politik dhe moral për të aktivizuar mekanizmin e rikthimit të presionit”, theksoi ai, duke iu referuar procedurës që automatikisht çon në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Iranit.
“Të tre shtetet e Bashkimit Evropian janë bashkuar me të ashtuquajturën fushatë të presionit maksimal të Uashingtonit kundër Iranit.
Megjithatë, çdo përpjekje për të rivendosur rezolutat e skaduara të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes mekanizmit të rikthimit të presionit është e pavlefshme”, vazhdon letra, e cituar nga agjencia e lajmeve “Tasnim”.
Britania, Franca dhe Gjermania kishin paralajmëruar se do ta aktivizonin mekanizmin e rikthimit të presionit deri në fund të gushtit nëse bisedimet bërthamore Iran-ShBA, të zhvilluara para luftës Izrael-Iran, nuk do të rifillonin ose nuk do të jepnin rezultate konkrete.
Siç dihet, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane njoftoi dje se bisedimet bërthamore midis Teheranit dhe trojkës evropiane do të mbahen më 25 korrik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments