top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): NUK DO T’U NËNSHTROHEMI KËRCËNIMEVE TË SHBA-ës; MARRËVESHJE E EKUILIBRUAR DUHET TË ARRIHET NË GJENEVË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), erdhi në Gjenevë me iniciativa konkrete për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të ekuilibruar”.


Kështu shkroi Ministri i jashtëm i Teheranit, në rrjetin social virtual Iks (X), duke specifikuar megjithatë se vendi i tij nuk do t’i përulet kërcënimeve të ShBA-ës.


Zëvendësi i tij për diplomacinë ekonomike, Hamid Ghanbari, deklaroi dje se për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të nxjerrin edhe përfitime ekonomike me potencialin për kthime të forta dhe të shpejta, në sektorë të tillë si energjia, nafta dhe gazi, minierat, aviacioni dhe zhvillimi urban.


Në këmbim, Irani kërkon kthimin efektiv të aseteve të konfiskuara jashtë vendit”, tha z. Ghanbari - i cituar nga agjencia vendase e lajmeve “Fars”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page