IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): ASGJË NUK DO TA NDALË PASURIMIN TONË BËRTHAMOR; AS LUFTA; PRESIONI USHTARAK AMERIKAN NUK E FRIKËSON REPUBLIKËN ISLAMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Asgjë nuk do ta ndalojë pasurimin bërthamor të Iranit; as në rast lufte”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi).
“Presioni ushtarak amerikan nuk e frikëson Republikën Islamike”, shtoi ai.
“Diplomacia është e vetmja rrugë përpara, por është e suksesshme vetëm kur njeh të drejtat tona të lindura dhe kur ka dialog në vend të kërcënimeve, presionit apo shtrëngimit”, tha Ministri Aragçi (Araghchi).
“Ne nuk kërkojmë lejen e askujt dhe nuk kemi frikë nga kërcënimet dhe presioni ushtarak i ShBA-ës në Gjirin Persik”, tha ai.
“Kombi ynë është një komb i diplomacisë dhe luftës, por kjo nuk do të thotë se po kërkojmë luftë”, tha ai, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Irna”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments