MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): KURRË NUK KEMI KËRKUAR DHE KURRË NUK DO TË KËRKOJMË TË KEMI ARMË BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 19
- 1 min read
Updated: Aug 10

Teheran, Iran | “Irani po vepron vetëm për vetëmbrojtje.
Edhe përballë agresionit më të egër kundër popullit tonë, Irani deri më tani është hakmarrë vetëm kundër regjimit izraelit dhe jo kundër atyre që e mbështesin atë”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), e tha këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se në kundërshtim me regjimin e paligjshëm, gjenocidal dhe pushtues izraelit, ne i mbetemi besnikë diplomacisë.
Ministri përsëriti gjithashtu se Irani ka demonstruar në praktikë atë për të cilën është zotuar gjithmonë publikisht: ne kurrë nuk kemi kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkojmë armë bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments