MINISTRAT E JASHTËM RUSË DHE KINEZË SERGEI LAVROV DHE UANG JI (WANG YI) U TAKUAN NË PEKIN DUKE SHPREHUR KËNAQËSINË PËR BASHKËPUNIMIN RUSI-KINË
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read
Updated: Aug 9

Pekin, Kinë | Ministrat e Jashtëm rusë dhe kinezë, Sergei Lavrov dhe Uang Ji (Wang Yi), u takuan në Pekin.
Ministrat shprehën kënaqësinë për dinamikën pozitive të bashkëpunimit gjithëpërfshirës ruso-kinez dhe diskutuan në detaje axhendën dypalëshe, me vëmendje të veçantë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Moskë në maj, kur Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Palët - vazhdoi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë - trajtuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit praktik midis Rusisë dhe Kinës, duke përfshirë edhe komponentin humanitar.
Palët diskutuan marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe perspektivat për zgjidhjen e krizës ukrainase në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara në tërësinë, gjithëpërfshirjen dhe ndërlidhjen e tyre.
U prekën edhe tema të tjera të nxehta, duke përfshirë konfliktin iraniano-izraelit dhe situatën në Gadishullin Korean.
Krerët e departamenteve të politikës së jashtme ruse dhe kineze riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë reciproke në çështjet që prekin interesat e tyre kryesore përkatëse, duke përfshirë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të shtetit në të gjithë diversitetin e tij rajonal dhe etnik.
“Të dyja palët, shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të tilla si Gadishulli Korean, kriza ukrainase dhe çështja bërthamore iraniane”, u tha në deklaratë.
Ministri i Jashtëm rus ishte pardje në Uonsan (Wonsan), Koreja e Veriut, ku u takua me homologun e tij të Koresë së Veriut Çoe (Choe) Son Hui.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments