MINISTRI I JASHTËM DHE ZV/KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË ITALISË ANTONIO TAJANI: GARDA REVOLUCIONARE (PASDARAN) E IRANIT DO TË DUHET TË PËRFSHIHET NË LISTËN E ORGANIZATAVE TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Zbulimet e fundit rreth humbjeve të pësuara nga popullsia iraniane gjatë protestave kërkojnë një përgjigje të qartë.
Të enjten, në Këshillin e Punëve të Jashtme, do të propozoj, në koordinim me partnerë të tjerë, përfshirjen e Gardës Revolucionare në listën e organizatave terroriste, si dhe sanksione individuale kundër atyre që janë përgjegjës për këto akte të shëmtuara”.
Kështu shkroi Ministri i Jashtëm dhe Zv/Kryeministri i Republikës së Italisë Antonio Tajani në rrjetin social virtual IKs (X) në dritën e numrit dramatik të viktimave të shtypjes në Iran.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments