MINISTRI I JASHTËM DANEZ LARS LOKE (LÖKKE) RASMUSSEN DO TË TAKOHET ME HOMOLOGËT EVROPIANË PËR TË DISKUTUAR PËR ARKTIKUN; VIZITËN E PARË NË MBRETËRINË E NORVEGJISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Ministri i Jashtëm Lars Loke (Lökke) Rasmussen do të vizitojë homologët e tij evropianë gjatë pesë ditëve të ardhshme për të diskutuar situatën e sigurisë në Arktik.
Ai do të fillojë sot me një vizitë në Oslo, e më pas do të vizitojë Londën dhe Stokholmin”.
Kështu njoftoi Ministria e Jashtme daneze në një deklaratë të raportuar nga agjencia vendore e lajmeve “Ritzau”.
“Në një botë të trazuar dhe të paparashikueshme, Danimarka ka nevojë për miq dhe aleatë të ngushtë”, thuhet në deklaratë.
Vizitat vijnë pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) përshkallëzoi retorikën e tij në lidhje me dëshirën e tij për të pushtuar Groenlandën.
Dje, Presidenti Tramp (Trump) shkroi në rrjetin social virtual “Truth” se Danimarka dhe vendet e tjera evropiane do të goditen me një tarifë prej 10% për shkak të mosmarrëveshjeve për Groenlandën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments