top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I EKONOMISË + KULTURËS + INOVACIONIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BLENDI GONXHJA: QEVERIA MIRATOI PARKUN E PARË TEKNOLOGJIK “DURANA TECH PARK”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 29, 2025
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar miratimin e planit të zhvillimit të detajuar që i hap rrugë krijimin e funksionimit të “Durana Tech Park”.

 

Ministri Gonxhja sqaroi se synimi është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik e teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara.

 

Miratuam planin e zhvillimit të detajuar që i hap rrugë krijimin e funksionimit të Durana Tech Park, si i pari park teknologjik në Shqipëri, që synojmë ta pozicionojmë si qendër të fuqishme të zhvillimit ekonomik e inovativ, i cili natyrisht do të konkurrojë në rajon dhe globalisht duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik për vendin.


Qëllimi është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik e teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Fokusi i tij është të nxisë investimet vendase e të huaja e të krijojë një territor me regjim fiskale doganor të lehtësuar”, tha ministri Gonxhja.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page