top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI MIRATOI PROJEKTIN NDËRTIMOR QË NDAN BREGUN PERËNDIMOR NË DY PJESË | ËNDRRA PËR SHTET PALESTINEZ U SHOJT - THA MINISTRI IZRAELIT I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç (Smotrich), njoftoi në një konferencë për shtyp miratimin përfundimtar të projektit të diskutueshëm të vendbanimeve “E1” në Bregun Perëndimor.


Një vendim historik, e quajti ministri, i cili, në fakt do ta ndante Bregun Perëndimor në dysh, duke penguar çdo realizim të një shteti të bashkuar palestinez.


Kështu raporton gazeta Kohërat e Izraelit (The Times of Israel).


Projekti i diskutueshëm i vendbanimit “E1”, i cili, parashikon ndërtimin e afërsisht 3400 njësive banesore midis Jerusalemit dhe vendbanimit Ma'ale Adumim në Bregun Perëndimor, mori miratimin përfundimtar sot nga Komisioni i Lartë i Planifikimit të Administratës Civile, një departament i Ministrisë së Mbrojtjes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page