top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB-ja BËN THIRRJE PËR PRESION MAKSIMAL MBI IZRAELIN PËR NDIHMËN HUMANITARE NË GAZA | REZOLUTA U MIRATUA ME 149 VOTA PRO; 13 KUNDËR; 19 ABSTENIME (SHQIPËRIA ABSTENOI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 13
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë mbi situatën humanitare në Gazë, duke bërë thirrje për të gjitha masat e nevojshme për të ushtruar presion mbi Izraelin.


Drafti u miratua me 149 vota pro, 13 kundër (përfshirë ShBA-ës dhe Izraelin) dhe 19 abstenime.

 

Pas vetos së ShBA-ës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Asambleja e Përgjithshme bëri thirrje të enjten për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, si dhe miratimin e të gjitha masave të nevojshme për të ushtruar presion mbi Izraelin.

 

Vendet kundër, përveç Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë:

1- Argjentina.

2- Fixhi.

3- Hungaria.

4- Mikronezia.

5- Nauruja.

6- Palau.

7- Papua Guinea e Re.

8- Uruguai.

9- Tonga.

10- Tuvalu.

11- Paraguai.

 

Vendet që abstenuan janë:

1- Shqipëria.

2- Republika Çeke.

3- Kameruni.

4- Dominika.

5- Koreja e Veriut.

6- Ekuadori.

7- Etiopia.

8- Gjeorgjia.

9- India.

10- Kiribati.

11- Malavi.

12- Ishulli Marshall.

13- Maqedonia e Veriut.

14- Panamaja.

15- Rumania.

16- Sllovakia.

17- Sudani i Jugut.

18- Togo.

19- Timori Lindor.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page