top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): USHTRIA GJETI TRUPIN E PENGUT TAJLANDEZ TË MBAJTUR NË GAZA (NATAPONG PINDA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Trupi i një burri tajlandez që mbahej peng në Rripin e Gazës është gjetur nga ushtria izraelite”, njoftoi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).


Pas një operacioni special nga Chahal dhe Shin Bet në zonën e Rafah-ut, trupi i Natapong Pinda, i cili, u rrëmbye nga kibuci Nir Oz  më 7 tetor, u kthye në Izrael”, theksoi ministri në deklaratën e tij zyrtare, duke iu referuar përkatësisht ushtrisë izraelite dhe Shërbimit të Sigurisë së Brendshme.


Sipas tij, trupi i pengut ishte në duart e organizatës ‘Brigadat Muxhahedine’, ndërsa familja e tij në Tajlandë është informuar tashmë për zhvillimet”.


Pinda u rrëmbye nga kibuci Nir Oz, një komunitet i vogël në kufirin Izrael-Gazë. Siç shpjegoi ushtria izraelite, ai ishte gjallë kur e kapën, por më pas e vranë”.


Sulmi terrorist atë ditë vrau rreth 1200 veta, shumica civilë, ndërsa 251 persona u rrëmbyen, nga të cilët 55 mbeten në Gaza.


Sipas autoriteteve izraelite, besohet se 20 prej tyre janë gjallë.


Në përgjigje, Izraeli nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë kundër Rripit të Gazës, të cilat deri më tani kanë marrë jetën e më shumë se 54600 palestinezëve”, kryesisht gra dhe fëmijë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page