MIANMAR | U HAPËN QENDRAT E VOTIMIT PËR ZGJEDHJE 5 VJET PAS GRUSHTIT TË SHTETIT; PARTITË DEMOKRATIKË JANË SHPËRBËRË; KREU U JUNTËS USHTARAKE VOTOI I PARI QË NË PIKË TË SABAHUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 1 min read

Naipido, Mianmar | Janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e organizuara nga junta ushtarake në Mianmar.
Një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp” pa një qendër votimi të hapur në agim në lagjen Kamajut (Kamayut) të Jagonit (Yangon).
Kreu i juntës ushtarake ka votuar tashmë.
Kjo është hera e parë që Mianmari shkon në zgjedhje që nga grushti i shtetit ushtarak pesë vjet më parë.
Megjithatë, pak veta besojnë te zgjedhjet; ato perceptohen nga OKB-ja dhe disa vende si një mjet i përdorur nga ushtria në pushtet për të legjitimuar qeverinë.
Votimi, i cili, do të zhvillohet në faza, zonë pas zone për arsye sigurie, deri më 25 janar, është nën kontroll të rreptë ushtarak.
Të gjitha partitë demokratike janë shpërbërë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments