MESAZHI I SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO DREJTUAR REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E 18-VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës ndërsa shënoni Ditën e Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona.
Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e ShBA-ës për t'u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim.
Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”.
Kështu thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio drejtuar Republikës së Kosovës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments