SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO I THA KRYEMINISTRIT VIKTOR ORBAN SE PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ËSHTË THELLËSISHT I PËRKUSHTUAR NDAJ SUKSESIT TUAJ (SUKSESI JUAJ ËSHTË I YNI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Po hyjmë në këtë epokë të artë të marrëdhënieve midis vendeve tona, dhe jo vetëm për shkak të përafrimit të popujve tanë.
Por, për shkak të marrëdhënies që keni me presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Mund t’ju them me siguri se Presidenti Tramp (Trump) është thellësisht i përkushtuar ndaj suksesit tuaj”.
Kështu tha Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, në një konferencë për shtyp në Budapest, duke iu drejtuar Kryeministrit Viktor Orban.
“Sepse, suksesi juaj është suksesi ynë. Sepse, kjo marrëdhënie që kemi këtu në Evropën Qendrore nëpërmjet jush është kaq thelbësore dhe jetike për interesat tona kombëtare në vitet që vijnë”, shtoi ai - siç raportohet nga enti mediatik britanik “The Guardian”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments