MEKSIKË: TETË USHTARË U VRARË KUR AUTOMJETI I TYRE I BLINDUAR SHKELI MBI NJË MINË TË VENDOSUR NGA KARTELET E DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Miçoakan, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Tetë ushtarë meksikanë humbën jetën sot në një shpërthim në minë në qytetin El Santuario, në shtetin e Miçoakan (Michoacán)”.
Burime të ushtrisë e konfirmuan këtë, duke ia atribuar sulmin organizatave kriminale që vepronin në zonën që ishte vendi i një përplasjeje midis grupeve Kartel Jalisko Nueva Generesion (Cártel Jalisco Nueva Generación) dhe Los Reis (Reyes).
Viktimat ishin pjesë e një konvoji të blinduar që po kryente një operacion patrullimi.
Forcat e Armatosura ndërmorën një operacion masiv ushtarak tokësor dhe ajror në zonë me gjashtë avionë dhe katër helikopterë me qëllim identifikimin e sulmuesve.
Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum e dënoi sulmin dhe shprehu solidaritetin e saj me familjet e ushtarëve të vdekur.
Fillimisht, numri i të vdekurve u raportua si gjashtë dhe dy të plagosur rëndë, por më vonë u raportua se edhe dy ushtarët e dërguar në spital kishin vdekur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments