MEKSIKA PËRKUJTOI 40-VJETORIN E TËRMETIT 8.1 BALLË TË VITIT 1985 (ME NJË STËRVITJE TË MADHE) QË SHKATËRROI VENDIN DUKE LËNË MBI 10 MIJË TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Meksika përkujtoi 40-vjetorin e tërmetit tragjik të vitit 1985 me një stërvitje të madhe, kur një tërmet 8.1 ballë shkatërroi vendin, duke lënë mbi 10000 të vdekur.
Përkujtimet filluan me një ceremoni në Meksiko Siti (Mexico City), e kryesuar nga Presidentja Kaludia (Claudia) Sheinbaum, e cila, në kujtim të viktimave, ngriti flamurin gjigant kombëtar që qëndron në qendër të Plaza del Zócalo në zemër të kryeqytetit në gjysmështizë.
Në orën 12:00 të pasdites sipas kohës lokale, telefonat celularë të mbi 80 milionë përdoruesve meksikanë morën mesazhin e alarmit që shkaktoi simulimin aktual, duke i nxitur qytetarët të ndiqnin protokollet e parandalimit dhe të dilnin në rrugë.
Si pjesë e simulimit, të gjitha linjat e transportit publik u ndërprenë gjithashtu, dhe shoferëve iu këshillua të ndalonin automjetet e tyre.
Përtej simulimit, 19 shtatori u bë një ditë përkujtimi dhe reflektimi kolektiv për të gjithë Meksikën, me nisma të shumta: nga koncertet te shfaqjet, nga debatet te vizitat në vendet emblematike të katastrofës që la shenja ende të dukshme në peizazhin urban të kryeqytetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments