MEDIAT E MËDHA DHE AGJITATORËT E TYRE PREJ 24-ORËSH PO BËJNË ME FAJ “KURVËN” JO KRYEKURVARIN.
- Erton Duka

- Jun 17, 2023
- 2 min read

REDAKSIONALE | Tiranë, Shqipëri | Në gjuhën e bukur shqipe, në më të ëmblën dhe më të dlirën gjuhë ndër mbarë gjuhët e botës, raportet seksuale jashtëmartesore quhen kurvëri, ndërsa, ata/ato që kryejnë kurvëri, quhen kurvarë ose kurva. Këto fjalë kaq kuptimplota dhe kaq domethënëse, kërkohet me çdo kusht e me çdo mjet të mundshëm mediatik që të shtrembërohen e të nxirren jashtë aksit kumtshprehës të tyre. Një pjesë e mirë e mediave të mëdha shqiptare, ato që janë majmur me milionat e eurove, dhe me favoret që përfitojnë drejtpërsëdrejti e tërthorazi nga qeveria, ose nga biznismenët e lidhur me të, këto 24-orët e fundit, kanë lëshuar goret dhe zagarët me status prej agjitatorësh, analistësh, llafollogësh e gjithollogësh (me dhe pa kollare, të rrojtur e të parrojtur, me lesh në kokë e pa lesh në të, të veshur seriozë ose si halabakë), që ta propagandojnë dhe ta porteretizojnë ethshëm e pandalueshëm z. Safet Gjici (ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit të shkarkuar nga Qeveria pasi u denoncua publikisht me zë dhe me figurë se pranonte shërbime seksuale të karakterit oral brenda zyrës së tij, në Bashkinë e Kukësit), kryekurvarin e Bashkisë së Kukësit, si një viktimë të segmenteve shoqërore të errëta, të malavitës, të cilat, sipas propagandës së tyre, e kanë shantazhuar me përmbajtjen e videos erotike, por, pa specifikuar se në këmbim të çfarë favori, ose interesi, e kanë kryer aktin e shantazhit ndaj tij. Kjo propagandë e tyre e fëlliqur, mashtruese në kulm, dhe tejet kriminale në raport me interesin publik, rrëzohet katërcipërisht nga fakti se z. Safet Gjici nuk ka kryer kallëzim penal në autoritetet kompetente për aktet e hamendësuara të shantazhit ndaj tij, të cilat, nqs do të ishin të vërteta, krijojnë kushtet dhe rrethanat ligjore që ndaj z. Gjici, përveç të tjerash, të ngrihen akuza penale edhe për shkelje të parashikuara në konceptin penal të “Moskallëzimi i krimit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të tëra bataret mediatike të surratshpëlarëve që gjallojnë në median vizive shqiptare, kanë shenjëstruar dhe gjuajnë pa pushim retorika akuzuese mbi vajzën që shfaqet në videon erotike duke ofrur shërbim seksual të karakterit oral ndaj z. Gjici, me anë të cilave, i lenë të kuptojë publikut, se ajo, ajo, kurva, kurva e ndyrë, e ka kryer video-inçizimin për llogari të të tjerë subjekteve, me qëllim që ai të përdorej ndaj z. Gjici me statusin e materialit kompromentues, në të tashmen, ose në të ardhmen. Askush prej tyre, nuk ngre hipotezën se vajza mund ta ketë kryer akt-inçizimin për hakmarrje ndaj një premtimi të pambajtur të z. Gjici ndaj saj, ose, për hakmarrje ndaj atyre që i kanë paracaktuar fatin që të jetë konkubinë, femër që kalohet dorë më dorë për të shojtur epshet seksuale të robëruesve të saj, statuset e të cilëve në mijëra vjet kanë qenë të lidhura me pasunikët dhe me pushtetarët, më tipiku i kohëve të sotme, kryekurvari i Bashkisë së Kukësit. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments