top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SUEDISË | NJË DRON RUS U AFRUA PRANË AEROPLANMBAJTËSES FRANCEZE “CHARLES DE GAULLE” NË MALMO POR U ZMBRAPS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26
  • 1 min read

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Një dron rus iu afrua aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle”, e cila, aktualisht ndodhet në Suedi.


Sistemi mbrojtës suedez ndërmori kundërmasa dhe droni u zmbraps.

 

Kështu raportoi enti mediatik shtetëror suedez “SVT”.


Anija “Charles de Gaulle” ndodhet aktualisht në portin e Malmö-s, duke kryer, ndër të tjera, një stërvitje.


Sipas entit mediatik “SVT”, një dron u ngrit nga një anije ruse aty pranë dhe iu afrua aeroplanmbajtëses.


Droni u zbulua nga forcat e armatosura suedeze, të cilat, ndërmorën kundërmasa; droni më pas u zhduk nga zona.


Nuk është ende e qartë nëse u kthye te anija ruse apo u rrëzua në det.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page