MBRETËRIA E SPANJËS | NË RRJETET SHOQËRORE VIRTUALE PO BËHET THIRRJE PËR TË SULMUAR SËRISH KEUTËN NË 15 GUSHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Një sërë mesazhesh të postuara në mediat shoqërore virtuale duket se bëjnë thirrje për një fluks tjetër masiv të emigrantëve në Keutë (Ceuta) më 15 gusht.
Enti mediatik online “OkDiario” raporton se dhjetëra llogari të lidhura me përdorues marokenë po shpërndajnë mesazhe, kryesisht të destinuara për të rinjtë, me sloganin: “Më 15 gusht 2026, atë ditë gjithçka do të ketë kuptim”, duke i ftuar palët e interesuara të bashkohen me grupe private në WhatsApp për të koordinuar një përpjekje të re për sulm kufitar në Keutë (Ceuta).
Nga Madridi dhe Rabati nuk ka reagim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments