MBRETËRIA E SPANJËS | PRINCESHA LEONORA E ASTURIAS DHE TRASHËGIMTARJA E FRONIT MBRETËROR DO TË STUDIOJË SHKENCA POLITIKE PASI MBARIMIT TË KARRIERËS USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Princesha Leonor e Asturias do të fillojë studimet për Shkenca Politike në Universitetin Karlos (Carlos) i III-të të Madridit në vitin 2026.
Familja Mbretërore Spanjolle njoftoi programin katërvjeçar, duke shpjeguar se ai do të zhvillohet në kampusin Getafe (Madrid), ku trashëgimtarja e fronit u pranua pasi kaloi kënaqshëm procesin e përzgjedhjes për studentët me diploma të huaja.
Duke filluar nga tremujori i katërt i vitit, Leonora, 20 vjeçe, do të ndjekë të njëjtin kurrikul si bashkëmoshatarët e saj, me provime identike dhe kalendar akademik, duke kombinuar studimet e saj me angazhimet institucionale, siç bëri gjatë shkollës së mesme dhe trajnimit të saj të mëvonshëm në forcat tokësore, detare dhe ajrore të Forcave të Armatosura Spanjolle.
Nga viti 2023 deri në vitin 2026, Princesha e Asturias përfundoi trajnimin ushtarak në të tre degë:
1- Ushtrinë në Zaragoza, Aragon.
2- Marinën në Marin, Galisia (Galicia), me shërbim në anijen stërvitore “Juan Sebastian Elcano”.
3- Forcën Ajrore në San Javier, në rajonin Mursia (Murcia) të Spanjës juglindore.
Shtëpia Mbretërore specifikon gjithashtu se Mbreti Felipe VI-ërt e ka informuar Presidentin e Qeverisë, Pedro Sançez (Sanchez), për fillimin e kësaj faze të re në trajnimin e trashëgimtares së fronit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments