MBRETËRIA E DANIMARKËS | DO TË DËBOHEN NGA VENDI TË HUAJT E DËNUAR ME TË PAKTËN NJË VIT BURG.


Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Danimarka do të deportojë shtetasit jo-danezë që kanë vuajtur dënime me burg prej një viti ose më shumë për krime të rënda.
Qeveria njoftoi këtë veprim, duke paraqitur masa të reja për të shtrënguar politikën e saj të imigracionit.
“Kriminelët e huaj të dënuar me të paktën një vit burg për krime të rënda, të tilla si sulme të rënduara dhe përdhunim, në parim duhet të deportohen”, deklaroi Ministria e Imigracionit.
Sipas rregulloreve aktuale, dëbimet nuk janë automatike, në përputhje me konventat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtën e jetës private dhe familjare dhe kundër trajtimit çnjerëzor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments