MBRETËRIA E DANIMARKËS | AEROPORTI I KOPENHAGENIT U MBYLL PAS KONSTATIMIT TË PRANISË SË DRONËVE; POLICIA NISI OPERACION KËRKIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Sipas përditësimit të fundit nga “Eurocontrol”-i, Aeroporti i Kopenhagenit do të mbetet i mbyllur deri në orën 07:00 UTC më 23 shtator, nesër në orën 9:00 CET.
“Deri më tani, 50 fluturime janë anuluar, 50 janë devijuar dhe afërsisht 20 të tjera pritet të devijohen në orët në vijim”, sipas “Flightradar24”.
“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Aeroportin Kastrup të Kopenhagenit për shkak të pranisë së dronëve në zonë”, sipas raportimeve të shtypit vendor.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se tre ose katër dronë të mëdhenj po lëvizin brenda dhe jashtë zonës së aeroportit.
Burime të tjera thonë se disa helikopterë janë ngritur në qiell.
Aeroporti i Kopenhagenit është mbyllur përkohësisht pas zbulimit të dronëve të dyshimtë që fluturonin mbi aeroport.
Mediat daneze, përfshirë Dr.dk, raportuan lajmin, duke cituar policinë vendore.
Për pak më shumë se një orë, asnjë aeroplan nuk ka mundur të ngrihet ose të ulet në aeroportin e kryeqytetit danez.
“Dy veta janë arrestuar në Oslo pasi dronë fluturuan mbi një zonë ushtarake pranë Kalasë së Akershus”, sipas gazetës norvegjeze “Aftonbladet”.
“Dronët u panë rreth orës 21:00. Ata u zbuluan nga Departamenti Norvegjez i Mbrojtjes”, raporton gazeta.
Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, dy të arrestuarit duket se janë shtetas të huaj.
Megjithatë, media vendore sqaron se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se incidenti lidhet me dronët që shkaktuan mbylljen e Aeroportit të Kopenhagenit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments