KOPENHAGEN: KRYEMINISTRJA DANEZE METTE FREDERIKSEN THA SE EPOKA E KURSIMIT KA PËRFUNDUAR; RIARMATIMI I BE-SË ËSHTË PRIORITET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Ne kemi pasur një rol udhëheqës në grupin Frugal Four në të kaluarën dhe tani do të kemi një rol udhëheqës në një grup tjetër, sepse kohërat kanë ndryshuar dhe bota po ndryshon me shpejtësi.
Për mua gjëja më e rëndësishme është të riarmatosim Evropën dhe kjo është pika ime e fillimit dhe ky është përfundimi im në të gjitha diskutimet, sepse nëse Evropa nuk është në gjendje të mbrojë veten, pjesa tjetër do të bjerë”.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e tha këtë gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen së bashku me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Danimarka do të ketë presidencën e radhës të BE-së nga 1 korriku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare