top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E DANIMARKËS: PARLAMENTI PO NGRE LEGJISLACION KUNDËR MASHTRIMEVE TË THELLA TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE PËR TË MBROJTUR PAMJET E TRUPIT + PAMJET E TIPAREVE TË FYTYRËS + ZËRIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Kodi ligjor i Danimarkës po përditësohet dhe po ngrihet një mur kundër inteligjencës artificiale, me qëllim luftimin e mashtrimeve të thella.


Danimarka është gati të miratojë një ligj që do t'u japë qytetarëve të saj mbrojtje të të drejtave të autorit mbi imazhin dhe zërin e tyre.


Disa ligjvënës danezë nga parti të ndryshme votuan të enjten për të ndryshuar ligjin aktual të të drejtave të autorit, duke forcuar mbrojtjen kundër deepfakes, të cilat, janë përfaqësime hiper-realiste të pamjes dhe zërit të një personi”, e thënë kjo sipas entit mediatik britanik Rojtari (The Guardian).


Me këtë projektligj ne dërgojmë një mesazh të qartë se të gjithë kanë të drejtë për trupin, zërin dhe tiparet e fytyrës së tyre, gjë që qartësisht nuk është mënyra se si ligji aktual i mbron njerëzit nga inteligjenca artificiale produktive”, tha Ministri danez i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.


Ky veprim ligjor synon t'u japë danezëve një bazë ligjore për të kërkuar që platformat online të heqin përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që i përshkruan ata pa pëlqimin e tyre.


Ligji do të mbulojë gjithashtu imitimet realiste, të gjeneruara dixhitalisht të performancës së çdo artisti individual.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page