MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SULMET E HUTHIVE JANË TË PAPRANUESHME; DËMTOHET SIGURIA BOTËRORE.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Evropa po ndihmon në mbrojtjen e trafikut detar në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve; duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, Operacioni Aspides ka rritur nivelin e gatishmërisë së anijeve të tij, ndërsa vazhdon operacionet e shoqërimit”.
Kështu kumtoi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Sulmet e rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite janë të papranueshme dhe dëmtojnë ekonominë botërore.
Fola me Faisal bin Farhan-in, ministrin e jashtëm saudit, në lidhje me përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftimeve në Jemen dhe për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Kalimi detar duhet të jetë i papenguar dhe i lirë”, kumtoi ajo më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments