MBRETËRIA E BELGJIKËS KËRKON NDIHMË NGA SHBA-ës NË LUFTËN KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 10
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Kryeministri i Belgjikës bëri thirrje të mërkurën për ndihmë amerikane për të luftuar trafikun transnacional të drogës, ndërsa vizitoi portin e Antverpit, një qendër kyçe e kontrabandës në Evropë, së bashku me shefen e sigurisë kombëtare të ShBA-ës, Kristi Noem.
“Ne kemi nevojë për amerikanët”, u tha gazetarëve udhëheqësi konservator Bart De Wever, ndërsa ai dhe znj. Noem vizituan portin e Detit të Veriut.
Ai vlerësoi administratën e Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), e cila, ka vendosur asete ushtarake në Karaibe për të synuar trafikantët, për marrjen e udhëheqjes në luftimin e karteleve të drogës në Amerikë.
“Ky është një lajm shumë i mirë për ne”, tha z. De Wever, duke bërë thirrje për bashkëpunim të shtuar dhe shkëmbim informacioni midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sepse kriminelët e drogës nuk njohin kufij.
Ai sugjeroi që një partneritet sigurie i nisur vitin e kaluar midis tre porteve më të mëdha të Evropës - Antverpit, Roterdamit në Holandë dhe Hamburgut në Gjermani - mund të zgjerohet potencialisht edhe në portet e Amerikës Latine.
“Me ndihmën e ShBA-ës, ne mund t’i imponojmë këto norma sigurie edhe vendeve të origjinës - kjo do të ishte një ndihmë e madhe”, tha ai.
Znj. Noem konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me autoritetet belge në luftën kundër organizatave kriminale transnacionale që po vrasin popujt tanë, që po helmojnë qytetarët dhe vendet tona.
“Bashkëpunimi do të përfshinte ndarjen e të dhënave dhe punën me kompanitë e transportit detar për të forcuar masat e sigurisë”, tha ajo.
Belgjika është bërë një pikë qendrore për bandat e drogës, me konfiskimet e kokainës në Antverp që arritën një rekord prej 116 tonësh në vitin 2023.
Por sasia e kokainës së sekuestruar atje ra me mbi 50 përqind vitin e kaluar, në 44 ton, pjesërisht falë shtimit të vendosjes së skanerëve dhe forcimit të kontrolleve nga autoritetet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments