BELGJIKA U BË ANËTARE E ALEANCËS BËRTHAMORE EVROPIANE E KRIJUAR NGA FRANCA NË VITIN 2023 | DERI MË TANI BRUKSELI KISHTE STATUSIN E VËZHGUESIT BRENDA ALEANCËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 25
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Belgjika është bërë një anëtare e plotë e Aleancës Bërthamore Evropiane, një grup i krijuar nga Franca në vitin 2023.
Ministri i Energjisë Mathieu Bihet njoftoi se deri më tani, Brukseli kishte statusin e vëzhguesit brenda Aleancës.
“Ministri Bihet tha se ky pranim përfaqëson një ndryshim të vërtetë paradigme në politikën energjetike të Belgjikës.
Bërthamore është thelbësore për të siguruar prodhim masiv, të kontrollueshëm dhe të përballueshëm të energjisë elektrike”, pa përdorur lëndë djegëse fosile, shtoi ministri belg.
Me këtë vendim, Brukseli do të bashkëpunojë në projekte që synojnë zhvillimin e energjisë bërthamore brenda kornizës evropiane.
“Belgjika po zgjedh sot të jetë një lojtar kryesor në energjinë bërthamore evropiane”, tha ministri Bihet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments